Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE – Ndotja e lumenjve në Shqipëri ndodh gjatë kalimit të tyre në zonat urbane dhe industriale, ku shkarkimet dhe hedhja e mbetjeve të ngurta përditë po e degradojnë atë. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit deklaron se dy lumenjtë më të ndotur rezultojnë lumi Ishëm dhe ai Gjanica, duke u pasuar më pas edhe nga lumi Erzen. Sipas Julian Beqirit, për të frenuar sadopak këtë degradim ai ka ndërmarrë një nismë me të rinjtë për pastrimin e lumenjve nga mbetjet e ngurta.
“Dy lumenjtë më të ndotur në Shqipëri janë lumi Ishëm dhe lumi Gjanica, por pjesa më e madhe e lumenjve që janë pranë zonave të banuara, duke futur gjithë këtë ngarkesë, pjesën e shkarkimeve urbane, pjesën e hedhjes së mbetjeve të ngurta, sjell një ndikim negativ në lumë.”-deklaroi Beqiri.
Në kudër të Ditës Botërore të Edukimit Mjedisor, Agjencia Kombëtare e Mjedisit është ndalur në shkollën e mesme të Mulletit, ku ka informuar nxënësit për situatën dhe mundësitë përmirësuese të saj. Ndërsa i ftoi ata të bëhen pjesë e nismës për pastrimin e lumenjve ashtu edhe bashkëmoshatarët e tjerë, pasi edhe gjeografikisht ata ndodhen pranë një prej lumenjve më të ndotur në vend.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: