GREQI

Policia greke prej kohësh është vënë në kërkim të tre hajdutëve shqiptarë të cilët janë arratisur nga burgu. Mediat greke shkruajnë se 3 banditët shqiptarë janë arratisur nga burgu i Argyroupolis.

24-vjeçari u arrestua në një shtëpi në Agia Marina Koropiou. Kur ai vuri re prezencën e policisë, u fsheh në një dollap, mirëpo policia arriti që ta arrestojë. Sipas asaj që thotë policia greke, operacioni ishte i mirëmenduar dhe shqiptari nuk kishte ndonjë shans arratisjeje, shkruajnë mediat helene.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkaq, operacioni vazhdon për të bërë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve të tjerë të dyshuar si grabitës të një pasurie që gjithsej shkon në 400 mijë euro.

Shqiptarët e arratisur janë Marjus Dedolli, lindur në vitin 1987 në Shqipëri dhe Gertian Vrushaj lindur në vitin 1994 po në Shqipëri. Mediat e vendit fqinj kanë publikuar edhe fotografi të tyre.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb