LEZHË- Policia e Lezhës ka ndaluar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar në Itali me 19 vjet e 2 muaj burg për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku është ndaluar shtetasi Albin (Arben) Doda, banues në Laç, Kurbin. Gjykata e Milanos, e ka dënuar  këtë shtetas me 19 vjet e 2 muaj burg për “Trafikim te Lëndëve Narkotike” dhe ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në Itali.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb