Tre të rinj, mes tyre dhe një shqiptar, kanë humbur jetën në një shpërthim të ndodhur mëngjesin e sotëm në komunën e Ercolano në Itali.
Mediat vendase raportojnë se të rinjtë ishin në ditën e tyre të parë të punës, ku ishin punësuar për të prodhuar fishekzjarrë në një magazinë e cila nuk plotësonte kushtet e sigurisë.
Viktimat janë identifikuar si Samuel Tafciu, 18 vjeç, me origjinë shqiptare dhe binjaket Sara dhe Aurora Esposito, 26 vjeçe.
Magazina, një fabrikë ilegale, ishte ngritur gjatë fundjavës dhe nuk kishte marrë asnjë autorizim nga organet kompetente.
Samuel Tafciu, me origjinë nga Shqipëria, pak kohë më parë kishte mbushur 18 vjeç dhe katër muaj më parë ishte bërë baba i një vajze të vogël. Ai jetonte në Herculaneum, jo shumë larg vendit të tragjedisë.