Një grua në SHBA ka humbur kontrollin kur gjeti një mbetje plastike të shkrirë në supën që kishte porositur në lokal. Nervozizmi i saj kalon kufijtë dhe ajo zgjedh t’ia hedhë supën në fytyrë menaxheres së restorantit meksikan, ku dhe po drekonte.

Në videon që tashmë është bërë virale, menaxherja Jannell Broland shihet duke diskutuar me klienten e pakënaqur, e cila në një moment humb durimin.

E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo ia hedh në fytyrë dhe largohem e nervozuar nga lokali, megjithatë asaj i vihet pas një klient tjetër dhe vetë menaxherja.

Videoja e publikuar në TikTok është shikuar mbi 4.9 milionë herë që kur u postua. Tani gruaja që ia hodhi supën në fytyrë po përballet me drejtësinë, shkruajnë mediat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: