Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka ‘harruar’ një shqiptar të ekstraduar nga Gjermania, i cili ishte në pritje prej 5 ditësh të caktimit të masës së sigurisë. Gjergj Çollaku u ekstradua në Tiranë, ndërkohë që masa e sigurisë ‘arrest me burg’ iu dha 5 ditë me vonesë, ndonëse kjo duhej brenda 48 orëve.

56-vjeçari nga Korça ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’.

Sipas avokatëve Çollaku është ekstraduar me datë 14 janar nga Gjermania, ndërsa sipas ligjit SPAK duhet të ekzekutonte menjëherë me pas urdhrin e arrestit. SPAK ka dërguar në Gjykatë procesverbalin e ekzekutimit të urdhrit të arrestit te datës 19 janar, pra 5 ditë më vonë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: