Shumë media dhe portale publikuan gjatë ditës së sotme një lajm të rremë. Ishte një mënyrë për të festuar 1 prillin, ditën e gënjeshtrave. Titujt lidhur me largimin e Safet Gjicit nga Kukësi u bënë virale, pavarësist se në brendësi të tekstit mediat që publikuan atë lajm sqaronin se bëhej fjalë vetëm për një “rreng”. Por situata në klubin verilindor nuk është e mirë.

Gjiciu
Gjiciu

Barazimi i fundit 1-1 në sfidën direkte kundër Partizanit e ka prishur qetësinë e Gjicit, që ka menduar personalisht të përgënjeshtrojë lajmin. “Kur media pret 1 prillin, për “lajme” të tilla! Asgjë e vërtetë investimi për FK Kukësin do të vijojë. Shumë shpejt me nisjen e ndërtimit të stadiumit të Kukësit! Lëreni 1 prillin dhe ‘lajme’ të tilla!”, lexohet në reagimin zyrtar të presidentit të klubit verilindor në llogarinë e tij në “facebook”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: