* Ishte java e penalltive. Në tri ndeshje të ndryshme u akorduan 4 penallti. Ajo që bie në sy është se të gjitha u shndërruan në gol. Elbasani fitoi 2. (Musta dy herë ndaj Qirkos, Tresa ndaj Jukajt dhe Zharmuni ndaj Teqjes).

* Kjo javë prodhoi 16 gola. Ndeshja që u shënuan më shumë ishte derbi Tirana-Dinamo (1-4). Asnjë takim nuk u mbyll me më pak se dy gola.

* Dy dopieta u regjistruan në 5 përballjet e javës së 27-ë. Musta i Elbasanit shënoi dy herë në portën e Partizanit dhe egjiptiani Nasr që luan për Skënderbeun, gjeti dy herë rrjetën ndaj Bylisit.

Në total shënuan 6 lojtarë të huaj. Mensah (Vllaznia), Mandela dhe Lorran (Dinamo), Nasr dhe Lukinja (Skënderbeu), Zharmuni (Tirana). Shënuan të gjitha skuadrat, përveç Bylisit dhe Partizanit.

* Si ekip vendës, vetëm Elbasani ia doli të marrë tri pikët, ndërsa Skënderbeu dhe Dinamo fituan në transfertë.

* Me 7 lojtarë të huaj e nisi takimin Bylisi, ndërkohë Skënderbeu dhe Tirana kishi në formacionin startues 6 të huaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb