FIER

Është gjetur e pajetë në plazhin e Ndërnënasit, 56-vjeçarja Liljana Tafa nga Zhupani, prej ditësh e shpallur e humbur nga familjarët.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme peshkatar të zonës kanë parë trupin e pajetë të një njeriu dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë. Këta të fundit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke shkuar mes terrenit të vështirë për të rikuperuar edhe trupin e pajetë të gruas, e cila mendohet se është hedhur në lumin Seman.

Për të tërhequr trupin e gruas ka shkuar edhe një autoambulancë, ndërkohë që janë thirrur edhe familjarë të 56-vjeçares për të bërë të mundur identifikimin e saj. Vetëm pas mbërritjes së këtyre të fundit, është mundësuar zbulimi i identitetit të trupit të pajetë, që i përket pikërisht 56-vjeçares Liljana Tafa.

Liljana
Liljana

Kujtojmë se familjarë të kësaj të fundit kanë nisur kërkimet që në orët e para të zhdukjes së gruas, madje kanë bërë apel edhe nëpërmjet medias. Ata kanë kërkuar në disa qytetit, aty ku kanë marrë edhe sinjalizime se mund të kishte shkuar Liljana.

Sipas familjarëve, 56-vjeçar ja vuante nga depresioni por jo në atë masë sa të ndërmerrte të tilla veprime, ndërsa u shprehën se nuk kishte asnjë motiv që e mund ta çonte Liljanën, nënën e dy fëmijëve, në një akt vetëvrasës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb