INDI-Një vajzë indiane e moshës 30 vjeçare, Priya Vedi, i dha fund jetës pasi prej kohësh ishte viktimë e ligësive të të shoqit. Në një postim të gjatë në Facebook ajo shpjegoi arsyet e veprimit të saj dhe të mungesës së lumturisë. Vedi punonte si mjeke në spitalin më të madh të Neë Delhi. Martesa mes saj dhe të shoqit nuk ishte konsumuar asnjëherë në pesë vjet, por burri i saj vijonte të merrte pajën. Priya u gjet e vdekur dje në mes të një pellgu me gjak, me venat e prera në një hotel ku po qëndronte pas sherrit të radhës me të shoqin.

Pak orë para se ti jepte fund jetës ajo kishte bërë një postim në Facebook, ku e akuzonte të shoqin se e kishte tradhtuar me disa meshkuj. Policia gjeti edhe një letër pranë trupit të saj ku tregonte se ishte viktimë e të shoqit dhe familjarëve të tij, pasi i kërkonin pajën. Burri, Kamal Vedi, edhe ai mjek i specializuar për dermatologji u arrestua. Gruaja ishte larguar nga shtëpia të shtunën për një urgjencë në spitalin ku punonte. Sapo kishte zbuluar se ishte tradhëtuar pasi kishte gjetur një adresë të rremë që i shoqi përdorte për të çatuar me miqtë e tij homoseksualë dhe për të parë filma të nxehtë.
Në postimin e saj në Facebook 30 vjeçarja shkruante, “Përshëndetje të gjithëve.

Jam e martuar prej pesë vitesh, por nuk kemi pasur kurrë raport fizik deri më tani. Pas gjashtë muajve martesë kërkova arsyen dhe e zbulova në një email në lap topin ku im shoq çatonte me miqtë e tij gay dhe shkëmbente filma të nxehtë. U justifikua duke më thënë se i kishin sulmuar emailin. Nuk i tregova asgjë askujt sepse isha e dashuruar me të dhe mendoja se situata do përmirësohej. Por ai nisi të gjente defekte tek unë dhe familja ime. Më torturonte mendërisht dhe ndërkohë shkonte me meshkuj të tjerë. Për pesë vjet me radhë isha vetëm një grua fasadë për të. Nuk je një qenie njerëzore, je një djall… Doja vetëm të rrija me ty sepse të doja shumë, por ti nuk e kuptove kurrë”.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: