26 raste të krijuara, 5 gjuajtje në kuadrat, 62% kontrolli i topit, por në fund PSG i falet një autogoli përballë Girona-s. Rezultati duket një gënjeshtër nëse sheh 90-minutash e zhvilluara, me ekipin e Luis Enriques që ushtroi presion nga fillimi në fund, por Dembele, Barcola, Kolo Muani dhe e gjithë pjesa tjetër e ekipit nuk ishin të saktë në asnjë moment.

Portieri i Girona-s i cili deri në minutën e 89-të ishte kthyer në një mur të vërtetë duke pritur çdo gjuajtje që i shkoi në kuadrat, gaboi në mënyrë të pafalshme në fund, ku një kros i futur në zonë nga Nuno Mendes i iku nga duart duke përfunduar në rrjetë.

Sigurisht, të humbasësh ndeshjen në këtë formë nuk të lë një shije të mirë, por në fund ky ishte rezultati më i drejtë për atë që dy ekipet dhanë në fushë. Në momentin e golit, Luis Enrique vendosi duart në kokë, ishte mënyra e fundit që shpresonte të fitonte ndeshjen, ndërsa në konferencë për shtyp theksoi se kjo ishte një ndeshje e vështirë:

“Ishte e vështirë, ja thash edhe trajnerit të Girona-s. Ishte më e keqe se sa lindja. Të fitosh një ndeshje, apo një titull, është gjithmonë e vështirë, për më tepër që ne nuk e dimë ende dimensionin e këtij formati të ri. Ka shumë të panjohura që duhen zbardhur”, u shpreh Luis Enrique pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb