Roza Lati dhe Xhonatan Islami janë dyshja më e diskutuar e momentit sepse çdo detaj na ka shtyrë të dyshojmë se janë çift, por prej tyre s’ka një konfirmim të plotë.

Pak ditë më parë, pas lajmeve që qarkullonin, Roza i pyeti ndjekësit nëse dëshironin të bënin një intervistë virtuale me të. Pritëm ca, por Roza vendosi mos ta zhvillojë duke na bërë edhe më shumë kuriozë, e ndoshta duke zgjedhur të heshtë para pyetjeve të pritshme deri në një moment tjetër.

Megjithatë, nuk i mbajti të gjitha për vete. Ajo ka ndarë disa foto nga udhëtimi i saj (i tyre) në Gjirokastër dhe disa prej tyre i ka shoqëruar edhe me diçitura.

Roza është e vetëdijshme për vëmendjen e shtuar ndaj saj, por mbi të gjitha për energjinë e mirë që ka ndier.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këtë e keni parë si foto… kush është i/e vëmendshme në profilin tim… dheee e di që keni qenë çikë si shumë këto kohët e fundit.
Ama di… po vë re… që jeni të gjithë të lumtur për mua. Kam marrë shumë ‘feedback’ të lumtur.
Duke qenë se prej eksperiencës time në kamera 24 orë hapa zemrën time dhe ju kuptuat qartë shpirtin tim. Mendoj ishte momenti që këtë herë ta bëj publike lumturinë time, dashurinë time. Meqë ishit në brendësi të jetës sime tanimë…

“Faleminderit të gjithëve!”, vijon Roza duke shprehur mirënjohjen për fjalët e mira që ka dëgjuar, mesazhet, komentet e mira që ka marrë duke i falur shumë dashuri.

Dhe midis fotove e videove nga Gjirokastra, një dorë mashkulli që përkëdhel qenushin e saj, Gaiën. Çuditërisht, në dorë është e njëjta orë aq e përfolur se i përket Xhonatan Islamit. Pra Roza, e kemi një konfirmim?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: