Lideri suprem i Iranit u ka bërë thirrje vendeve myslimane që të lidhin “rripin e mbrojtjes” nga Afganistani në Jemen dhe nga Irani në Gaza dhe Liban.

Ayatollah Ali Khamenei ka folur ndërsa drejtoi lutjet e së premtes në Iran për herë të parë në katër vjet.

Ai shtoi se sulmi i 7 tetorit nga Hamasi në Izrael ishte veprim legjitim, ashtu si sulmi i Iranit atje këtë javë.

“Palestinezët e kanë të drejtën ligjore ta mbrojnë veten. Për t’i kundërshtuar këta kriminelë forcat okupuese. Nuk ka asnjë gjykatë të vetme apo organizatë ndërkombëtare që mund t’i fajësojë palestinezët për thjesht mbrojtjen e atdheut të tyre”, ka deklaruar ai.

Ka theksuar se sulmi i Iranit ishte “ndëshkim minimal për krimet Izraelin”. Ka përsëritur dy herë se Irani nuk do të “hezitojë” apo “vonojë” kur bëhet fjalë për Izraelin, raportoi SkyNews.

Ka bërë thirrje për unitet të myslimanëve dhe ka thënë se armiku i Iranit është i njëjti armik i shtetit palestinez, Libanit dhe kombeve të tjera myslimane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb