Një ngjarje disi e pazakontë në Korçë, teksa një operacion ka çuar në arrestimin e një 34-vjeçari, i identifikuar si Spartak Selimaj, i cili u kap duke iu shitur një sasi kokaine dy shtetasve.

Sasia e kokainës, e ndarë në 14 doza, u sekuestrua nga policia. Burime të besueshme bëjnë me dije se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi,” e caktuar nga Gjykata e Korçës, për dy vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë, dy shtetasit që blenë lëndën narkotike janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës vijon kontrollet intensive për të vënë para përgjegjësisë edhe personat e tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: