ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 30-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Roma, i dënuar në Itali me 10 vite burg.

Sipas burimeve zyrtare. Xhevdet Plaka, banues në  Belsh-Elbasan është dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg për veprën penale “Grabitje me armë e kryer në  bashkëpunim, me pasojë plagosje”. Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi në shtetin italian.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb