LEZHË- Efektivët e policisë së Lezhës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin kanë finalizuar operacion policor “Leistung”, duke vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar 45-vjeçari Arben Pershqefni, banues në Laç – Kurbin.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Torino-Itali, më  25.10.2011, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje të ligjit mbi drogën në bashkëpunim”.

Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për ndjekje të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: