ELBASAN- Blutë e Elbasanit kanë ndaluar provizorisht me qëllim ekstradimi një 37-vjeçar i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Sipas burimeve zyrtare është ndaluar shtetasi Kujtim Avduli, pasi ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe dyshohet të jetë autor i vrasjes para një viti të një shtetasi të huaj   nga  Senegali. Lidhur me këtë çështje Gjykata e Torinos ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vrasjes” dhe “Mbajtjes pa leje te armëve të zjarrit”. Ndalimi i tij provizor u bë me qëllim ekstradimi në Itali.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: