Arrestohet në Belgjikë kryedispeçeri në Portin e Durrësit, Shefki Keci, i cili është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane.

Arrestimi i tij është bërë më datë 13 nëntor, pasi Keci rezultonte se ishte në kërkim nga autoritetet italiane.

Sakaq, gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se ende nuk është bërë e ditur arsyeja e ndalimit dhe për çfarë vepre penale ishte në kërkim nga drejtësia italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb