TROPOJË- Një 31-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tropojës pasi ishte shpallur person në kërkim për disa vepra penale. Sipas të dhënave zyrtare është bërë ndalimi i shtetasit Shkëlzen Bajri, banues në Buçaj, Tropojë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë ka caktuar më 7 qershor masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Vjedhjes në bashkëpunim”dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: