Një helikopter që fluturonte mbi kufirin SHBA-Meksikë në Teksas në një mision qeveritar u rrëzua të premten, duke vrarë dy ushtarë të Gardës Kombëtare dhe një agjent të Patrullës Kufitare. Një tjetër ushtar në bordin e helikopterit u plagos rëndë.

Lajmi u konfirmua nga Joint Task Force North. Shkaku i aksidentit po hetohet.

Përplasja ka ndodhur pasditen e së premtes teksa helikopteri po kryente operacione ajrore, thuhet në të njëjtën deklaratë. Më tej, u bë e ditur se në mesin e pasagjerëve ishin një grua dhe tre burra. Sakaq, emrat e personave që kanë humbur jetën nuk janë bërë të ditur.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: