Digjet një makinë gjatë natës në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në një lavazh autoveturash në zonën industriale afër lagjes Zinxhira.

Me të marrë njoftimin shërbimi zjarrfikës ka shkuar në vendngjarje një mjet zjarrfikës dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ne vendngjarje u konstatua se automjeti tip Volswagen në pronësi të Andi Koçiu me targa AA305 CS ka marrë zjarr te pjesa e motorit.

Zjarrfikësit ndërhynë me ujë për të izoluar zjarrin deri në fikjen e plotë të tij. Nga zjarri u dogjën pjesë të motorit, ndërsa policia po heton rreth shkaqeve të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb