Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një komandant të Hezbollahut në një sulm të djeshëm në zonën e Bejrutit.

Izraeli thotë se Suhail Hussein Husseini “luajti një rol vendimtar në transferimin e armëve midis Iranit dhe Hezbollahut” dhe ishte përgjegjës për shpërndarjen e armëve midis njësive të Hezbollahut.

Husseini thuhet gjithashtu se ka koordinuar sulmet kundër Izraelit nga Libani dhe Siria dhe ka qenë anëtar i këshillit të Xhihadit, këshillit të lartë të udhëheqjes ushtarake të Hezbollahut.

“Përveç kësaj, ai ishte anëtar i këshillit të Xhihadit, këshillit të lartë të udhëheqjes ushtarake të Hezbollahut”, tha IDF.

Ndër tjera, Husseini thuhet të ketë qenë përgjegjës për buxhetin dhe menaxhimin logjistik të projekteve më të ndjeshme të Hezbollahut, duke përfshirë operacionet speciale, të tilla si koordinimi i sulmeve terroriste kundër shtetit të Izraelit nga Libani dhe Siria.

Media shtetërore libaneze tha se sulmet goditën periferitë jugore të Bejrutit, pasi ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim për banorët e zonës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: