KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Gjergj Takon.
Ndonëse Tako kishte kaluar me sukses verifikimin e pasurisë, ai ishte pezulluar për mangësi profesionale, ndërsa për një vit kishte vazhduar Magjistraturën, në përfundim të të cilit ishte vlerësuar shumë mirë.
Për këtë shkak KPK e thirri në seancë dhe mori vendim përfundimtar, duke e konfirmuar në detyrë. Çka do të thotë se Gjergji Tako do të rifillojë ushtrimin e detyrës pranë Prokurorisë së Tiranës.
(BalkanWeb)