Policia e Elbasanit ka arrestuar Eldjo Bido, një 25-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit.

Arrestimi u realizua në kuadër të planit operacional “Sundimi i Ligjit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutuan një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila, më datë 08.08.2024, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” 25-vjeçarit.

Bido dyshohet se ka marrë shuma parash nga shtetasi S. Zh., i arrestuar më parë në muajin gusht gjatë operacionit policor “Grid”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb