Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar dhe i akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është arrestuar në Vlorë.

R. M., alias R. Z., 49 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sakaq, 49-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Kapet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë një 49-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar nga DVP Tiranë, i akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Strukturat e Policisë të DVP Vlorë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i shtetasit:

– R. M., alias R. Z., 49 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

49-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb