Spartak Ngjelën ndryshe mund ta konsiderojmë avokatin e femrave dhe avokatin e çdo gjeje të bukur dhe këtë ai e vërtetoi këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel. Ai ka treguar sesa shumë e vlerëson bukurinë e një femre dhe sidomos hijeshinë e tij.

Ngjela është pyetur se cili është komplimenti më i bukur që i ka thënë ndonjëherë një femre dhe ai ka treguar se kompilimentin më të bukur ia ka bërë një stjuardese.

“Nuk mbaj mend që të kisha ndonjë vështrim me të, por ishte shumë e mirë. Në këtë momente mbase na dëgjon ajo , se nuk e njoh dhe me këtë mund të vij dhe mund ta njoh. Pasi u sistemuam, kaluan 10-15 minuta dhe një turbulencë e tmerrshme. Kur mbaroi turbulenca, do ngriheshim që do kalonim, por unë isha në vend të parë. Ajo po më jepte valixhen. I thashë ‘dëgjo, të të them një gjë. Kur fillloi turbulenca e varrit që u trembën të gjithë desh erdha tek ty. Pse më tha. Do ishte shumë e bukur rruga drejt vdekjes”, ka treguar avokati i njohur Spartak Ngjela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb