Me apo pa Messin, në përfaqësuesen argjentinase gjërat ndryshojnë pak. Rikthimi i “pleshtit” në Kombëtare nuk ishte ai që tifozët shpresonin pasi Venezuela i shkaktoi një humbje të rëndë 3-1, një humbje e cila ka bërë që në skenë të zbres dhe një herë Diego Armando Maradona, fjalët e tij si gjithnjë janë të ashpra dhe bëjnë xhiron e botës:

Messi
Messi

“Ishte si një film horror. Kjo skuadër nuk e meriton atë fanellë që vesh, Argjentina nuk do të fitojë kurrë një ndeshje. Me vjen keq për popullin argjentinas që vijon ti besojë gënjeshtrave të federatës, u shpreh Maradona duke vijuar sërish sulmet ndaj trajnerit Scaloni dhe lojtarëve:

Maradona
Maradona

“Un ndihem shumë argjentinas. Mendonin se d të fitonin lehtësisht, kush është aq idiot ta mendojë diçka të tillë? Venezuela ka një skuadër solide dhe të mirë organizuar, kundër kësaj Argjentine e kishin dhe më të lehtë. Kjo përfaqësuese më bën të ndihem i trishtuar, e mbylli deklaratën e tij Diego Armando Maradona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb