Shqiptarja që jeton në Filiro të Selanikut ka parë tmerrin me sytë e saj. Ajo është kafshuar në të gjithë trupin, pasi është sulmuar nga dhjetë qen njëherësh.

Tmerri u dëshmua nga një shtetase shqiptare 44-vjeçare e cila u sulmua dhunshëm nga dhjetë pitbull në Filiro të Selanikut. “Sulmi i qenve ishte sikur të isha ushqimi i tyre”, i tha gruaja policisë.

Shqiptarja 44-vjeçare natën e të mërkurës së kaluar (12/6) teksa ndodhej në parkingun e jashtëm të një dyqani në zonën e Filyros, që ndodhet përballë Liceut të zonës, papritur është gjetur e rrethuar nga një tufë me dhjetë qen të mëdhenj që e sulmuan duke e kafshuar në të gjithë trupin.

Sipas informacioneve, gruaja fatkeqe ka arritur të shpëtojë me dhjetëra plagë në trup nga kafshimet e forta që mori por që fatmirësisht shpëtoi.

Capture
Capture

44-vjeçarja është transportuar me autoambulancën e EKAV-it në spitalin “Ippokrateio” ​​ku i është dhënë ndihma e parë ndërsa është vlerësuar shtrimi në spital por që ishte jashtë rrezikut për jetën.

Nënkryetari përgjegjës i komunës Pylaia – Hortiatis u arrestua dhe u lirua. Për këtë rast është ngritur akuza ndaj nënkryetarit përgjegjës të komunës Pylaia – Hortiatis.

Ai është përgjegjës për menaxhimin e kafshëve endacake dhe është vënë në dispozicion të autoriteteve. Sapo është vënë në dijeni për ngjarjen ka kontaktuar komisariatin e zonës së tij.

Me urdhër të prokurorit është urdhëruar lirimi i tij deri në përfundimin e hetimeve paraprake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb