TIRANE- TIRANE- Pasi bëri deklaratën e fortë se “Nuk do ketë bir nëne dhe bir kurve që të më ndalojë të bëj drejtësi”, që i ngjante më shumë një paralajmërimi, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar serish.

Përmes një statusi ne ‘Facebook’ Tahiri vijoi me sulmin, nndërsa shpjegoi edhe arsyen se pse shkoi në Kuvend pas një bojkoti prej 6 muajsh, duke nënvizuar faktin se ai nuk ishte dorëzuar.

Po ashtu ish-ministri i Brendshëm, i cili po hetohet në lidhje m faktin nëse ai ka bashkëpunuar me grupin e drogës ‘Habilaj’, shpjegoi se deklaratat e tij nuk janë mesazhe të koduara për dikë. Ai tha se e vetmja gjë që i intereson e vërteta dhe drejtesia.

Kujtojmë se sot Tahiri kishte vendosur emrin e tij në listën e deputetëve ( i pavarur) që do të fliste në Kuvend për 20 minuta.

REAGIMI I TAHIRIT
Kur gjyqin moral ta ben djalli…keshtu quhet ajo qe degjoj cdo dite nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrare e duke vjedhur per pushtet.
Pas thuajse 6 muajsh, shkova ne Parlament.
Kush e ka marre heshtjen time per dorezim, eshte gabuar. Eshte vetem respekt per drejtesine.
Kete rruge do ndjek me durim.
Ndersa me kete historine e mesazheve te koduara qe leshokam une, bjerini shkurt. As me duhet ti coj mesazh njeriu. Dhe po te kem, jam nga ata qe i ben drejteperdrejte.
Me intereson vetem e verteta dhe drejtesia, askush e asgje tjeter.
E nuk do ndalem!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: