Komshiu i Filip Dodës, Tonin Dodaj, në një prononcim për News24 tha se banorët e lagjes, ku ndodhi shpërthimi me tritol përjetuan një tmerr.

Tonin Dodaj u shpreh për gazetarin e News 24 Senad Nikshiqi se shpërthimi ishte i fuqishëm. Ai tha se sa ka dijeni, Filipi, të cilit i përket banesa ku ndodhi shpërthimi me tritol, nuk ka konflikte. Tonin Dodaj deklaroi se banesa e Filipit ka kamera.

Komshiu Tonin Dodaj: Kam qenë brenda banesës time kur ka ndodhur ngjarja. Shpërthimi me tritol ka ndodhur diku tek ora 20:30 minuta. Shpërthimi ishte i fuqishëm. Kur dolëm jashtë e kuptuam se shpërthimi ishte tek dera e komshiut. Doli gjithë lagjja jashtë. Tmerr. Ne menduam se ishte një bombol gazi ose ndonjë cisternë. E kam komshi.

Sa dëgjuam zhurmën, kam dalë direkt jashtë, unë dhe ai plaku me nusen. Filipi nuk ishte në shtëpi. Nuk kemi ndjerë lëvizje përpara shpërthimit, ne kemi qenë nëpër shtëpi. Filipi sa di unë nuk ka probleme me njeri. Kur e pyeti Filipin policia, Filipi tha se nuk kishte hesape. Veç një aksident kishte thënë e ka pasur përpara, por nuk besonte se kishte lidhje. Banesa e Filipit ka kamera.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: