Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, e cila ndodhej në krah të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla në momentet kur studentja, Mirela Ruko e leu me salcë ka rrëfyer ngjarjen dhe ndjesitë personale që përjetoi nga ky xhest. Në një postim në “Facebook”, që e titullon “As në kanun nuk lejohej t’i zije pritë një gruaje”, Spiropali e quan veprimin e studentes si një dhunë të pastër.
Postimi në “Facebook” i Elisa Spiropalit

 

Spiropali
AS NE KANUN NUK LEJOHEJ T’I ZIJE PRITË NJË GRUAJE

Isha e pranishme dhe s’jam ndjerë kurrë më keq! Kjo nuk është as shaka, as protestë, po quhet dhunë. Një dhunë e pashembullt prej njerezish të pabesë që zënë pritë dhe qëllojnë pas shpine, ndërkohe që as në Kanun nuk lejohej t’i bëje pritë një gruaje! Dhe nëse ajo vajza që qëlloi Linditën si një kamikaze që nuk i përket asnjë feje, asnjë krahine, asnjë ideje, po vetëm një celule që e përdori për show, mund të falet, se është një e mjerë që s’di se ç’bën, edhe më e pështirë është mbështetja që një burrë zamani, malësor antishtet, antiligj dhe antikanun, njëfarë Sali Berisha, i bën një pafytyrësie të tillë! Kjo është për fat të keq opozita që kemi, një çetë njerëzish të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb