Një tjetër peshkatar dyshohet se është mbytur në liqenin e Pogradecit. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se peshkatari Gëzim Seitllari ka dalë që në datën 31 për të peshkuar në orët e para të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Familjarët kanë njoftuar policinë por vetëm dje një skaf ka dalë në mbrëmje për të kërkuar por ka gjetur vetëm varkën.

Sot kanë dalë në liqen të gjithë shokët e tij peshkatarë për ta gjetur por pa rezultat. Po kështu sot në mëngjes janë nisur nga Tirana polumbarë për të bërë kërkime. Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të peshkatarit.

Kujtojmë se vetëm para pak ditësh dy peshkatarë të tjerë u mbytën në rezervuarin e Bradomirës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb