TIRANE– Me uljen e temperaturave ka nisur të rritet edhe konsumi i gazit për qëllime gatimi, apo edhe ngrohje. Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka nisur inspektimet në të gjithë vendin në pikat e mbushjes dhe te tregtimit te bombolave të gazit duke monitoruar veçanërisht cilësinë dhe standardet e sigurisë së ofrimit të këtij shërbimi. ISHTI u bën apel qytetarëve të mbushin bombolat vetëm në vendet e certifikuara dhe të mos përdorin bombola të vjetra me shenja të dukshme të korrozionit që janë jashtë afateve të kolaudimit.


Bashkëpunim me Pushtetin Vendor

I- Ky institucion po kryen kontrolle ne te gjithe vendin në bashkëpunim me Pushtetin Vendor, në varësi të të cilit janë Policia Bashkiake dhe Sektori Zjarrfikës
Inspektorë të I.SH.T.I. në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, specifikisht me dy institucionet në varësi të saj Policinë Bashkiake dhe Drejtorinë e Shërbimit Zjarrfikëses, ishin në një pikë karburanti ne kryeqytet, ku ndoqën nga afër procesin e tregtimit te Gln per automjete dhe te tregtimit te bombolave me Gln për konsumatorët familjarë.

Kontroll i sh.a. per bombolat si detyrim ligjor
II- Në zbatim të Urdherit Nr. 323 dt. 04.10.2016 të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, z. Damian Gjiknuri, ne bashkepunim edhe me strukturen prane M.E.I. – it, ISHTI është angazhuar intensivisht për kontrolle në të gjithe Operatoret Ekonomik ( Sh.a. ) te cilet kane te drejten e mbushjes se bombolave me Gln dhe mbajne pergjegjesi per sigurine teknike te tyre perpara futjes ne treg, si dhe ne Pikat e karburantit te cilat ne zbatim te ligjit mund te tregtojne Gln per Automjete apo bombola te mbushura per konsum familjar.
Grupi i punes nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial, vazhdojne te inspektojnë nga afër të gjithe Operatoret Ekonomik (Sh.a.) si dhe pikat e tregtimit te bombolave me Gln fokusuar tek respektimi i standarteve të cilësisë dhe sigurisë teknike.

Mesazh per qytetaret
III- Ndërsa temperaturat e ulëta shoqërohen me konsum më të madh të gazit nga konsumatorët familjare dhe në kushtet kur I.SH.T.I. në bashkëpunim me institucionet e tjera vijon kontrollet në të gjithë vendin, ky institucion fton qytetarët të mos mbushin bombola gazi në pikat e karburantit.
Drejtori i Inspektimit të pajisjeve nën presion pranë I.SH.T.I. Arjan Goshi, gjatë një prononcimi për mediat, ftoi qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë perdorimit të bombolave të gazit ne ambientet familjare si dhe gjate blerjes se bombolave në pikat e pikat e licensuara te tregtimit te tyre.

Apeli qytetarët duke i ftuar:
1- Të mos përdorin bombola të vjetra me shenja të dukshme të korrozionit që janë jashtë afateve të kolaudimit
2- Bombolat nuk duhet të mbushen në dyqane që kryejnë tranzvazimin nga një bombol e madhe në një më të vogël
3- Nuk duhet të mbushen në Autogaze prane Pikave te Karburantit
4- Në të gjitha rastet nga shitësi i bombolave të mbushura duhet të pajisen me fletë palosjen mbi menyren e instalimit dhe përdorimit.
Duke iu referuar ligjit per akcizën e gazit, ndryshimi i cmimit të këtij produkti ka hyrë në fuqi që prej datës 1 janar 2017, informohen qytetarët se bombolat GLN nuk reflektojnë rritje të cmimit të gazit, por ky cmim i ri prek vetëm gazin per automjete duke e konsideruar kete nenprodukt te naftes si karburant.
Nisur nga fakti se tregtimi i Gln ne Autogaze kryhet me Litra ndersa me bombola kryhet me peshe, ne KG, eshte ne interesin e qytetareve qe Gln te blejne me bombola mbasi per te njejten sasi lekesh marrin me shume Gln.
Njoftim. Numri Jeshil i ISH.TI. 04 22 58 539

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: