IRAK – Militantë të Shtetit Islamik (ISIS), kanë ekzekutuar 150 femra të cilat më pas i kanë djegur në një varrezë masive. Mediat raportojnë se gratë janë masakruar në Fallujah të Irakut, për shkak se kanë refuzuar të martoheshin me militantët.

Sipas agjencisë turke Anadolu, disa prej grave të vrara kanë qenë shtatzënë.
“Më së paku 150 femra, përfshirë gra shtatzënë, janë ekzekutuar në Fallujah, nga militanti me emër Abu Anas Al-Libi, të cilat janë vrarë pse kanë refuzuar që të pranojnë martesën me militantët’, – raportojnë mediat turke.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: