BEJRUT– Të paktën 18 persona u ekzekutuan publikisht nga ISIS-i në qytetin e Palmirës, në qendër të Sirisë, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Burimet lokale thanë se ndërmjet viktimave janë ushtarë të qeverisë të zënë rob në luftë dhe persona të tjerë të akuzuar për bashkëpunim me regjimin sirian.

Palmyra, një nga zonat më të rëndësishme arkeologjike të botës për shkak të rrënojave romake, ka qenë edhe skenë e disa prej shkatërrimeve më të rënda nga ana e ISIS-it, që kur ra nën kontrollin e tij në maj.

Xhihadistët, të cilët hodhën në erë disa tempuj dhe monumente, përdorën rrënojat e një teatri romak, korrikun e kaluar, për të ekzekutuar 25 ushtarë.

Në gusht, ISIS-i ekzekutoi publikisht edhe 81-vjeçarin Khaled Al-Assad, drejtor i kësaj zone arkeologjike prej mëse 40 vitesh.
(ma.ar/Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: