SIRI – Militantët e ISIS kërkojnë 1 milionë dollarë për t’ju dorëzuar amerikanëve trupin e pajetë të gazetarit James Foley, i cili u ekzekutua në muajin gusht në Siri.

Xhihadistët janë të gatshëm të dërgojnë në SHBA provat e ADN-së, për të konfirmuar se kufoma i përket realisht gazetarit amerikan, ndërsa familja e tij nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë lidhur me kërkesat e ISIS.

Pak kohë pasi gazetari u mor peng në Siri, terroristët i kërkuan 100 milionë euro dëmshpërblim familjes së Foleyt dhe drejtuesve të medias ku ai punonte “Global Post”, për ta liruar atë të gjallë. Por marrëveshja nuk u arrit dhe xhihadistët i prenë kokën reporterit amerikan, duke shpërndarë edhe pamjet shokuese në internet.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: