Pas akteve terroriste në Europë dhe SHBA, ISIS siç duket ka në plan një tjetër strategji hakmarrëse. “Daily Mail” shkruan se organizata terroriste ISIS nxit besnikët e saj që të ndezin zjarre në pyjet e SHBA-së dhe Evropës për të shkaktuar kaos ekologjik, duke marrës shkas nga ‘lufta’ me flakët që po ndodh në Kaliforni dhe në Spanjë.


“Ndizni zjarret në pyjet e Amerikës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë, sepse ato janë të dhimbshme për ta”, thuhet në një poster të publikuar nga Quryash, një transmetues i Shtetit Islamik.


Thirrja vjen pas vdekjes së kreut të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi në një sulm amerikan në Siri muajin e kaluar. Al-Baghdadi hodhi veten në erë, së bashku me tre fëmijët e tij, gjatë një sulmi të 26 tetorit nga forcat speciale amerikane mbi një kompleks të fortifikuar në Idlib, në veri-perëndim të Sirisë.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: