Terroristët e shtetit islamik SIS kanë rrëzuar një avion luftarak jordanez i koalicionit amerikan në veri të Sirisë. I gjallë është kapur piloti.

“Kemi raportime se është rrëzuar një avion luftarak jordanez dhe se në duart e ISIS ra piloti, një shtetas arab. Avioni i tij u rrëzua nga një antitank në Raqqa”, tha Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri.
Anëtarët e ISIS në Raqqa publikuan fotot në uebsitet e xhihadistëve të cilët bëjnë të ditur dhe emrin e pengut. Ai quhet Mu’ath Safi Yousef al-Kaseasbeh, 26 vjec. Ai rrethohet nga 11 ushtarë të maskuar dhe i zhveshur nga mesi e poshtë. Vendi ku mendohet se ka rënë avioni i vogël luftarak besohet se është një liqen.
Jordania është një ndër 4 vendet arabe, e cila ka bombarduar pozicionet e ISIS në Siri që prej muajit shtator.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb