Militantët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar tempullin e lashtë të Baalshamin Palmyra, thonë zyrtarët sirianë dhe aktivistët. Kreu i antikave në Siri është shprehur se tempulli u hodh në erë të dielën.

ISIS mori kontrollin e Palmyra në maj, duke shkaktuar frikë se grupi mund të shkatërrojnë vendin e Trashëgimisë Botërore të UNESKO. Grupi ka shkatërruar ndërkohë disa vende të lashta në Irak.

“ISIS pasi vendosi një sasi të madhe eksplozivi në tempullin e Baalshamin e shpërtheu atë duke shkaktuar shumë dëme në tempull”, tha shefi i antikave sirianë Maamoun Abdulkarim për agjencinë e lajmeve AFP.

Zona e brendshme e tempullit u shkatërrua plotësisht ndërsa u rrëzuan dhe kolonat përreth tempullit me vlera historike botërore”, tha Abdulkarim.

Banorët të cilët kanë ikur nga Palmira thanë gjithashsu se ISIS kishin vendosur eksploziv në tempull që rreth një muaj më parë, raporton Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Që prej lindjes së shtetit islamik të ISIS në Siri dhe Irak janë shkatërruar disa vepra arkitektonike dhe artefakte mijëravjeçare dhe të parikuperueshme në hisotrinë botërore dhe dokumentimin e saj.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: