Kasapët e ISIS-it kanë filmuar veten duke u prerë kokën dy burrave, para syve të fëmijëve në një park të mbushur me njerëz.
Videoja, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, e publikuar nga kanali i grupit terrorist të lajmeve Wilayat Ninawa, tregon dy terroristët me thika në dorë të cilët flasin në frëngjisht.
Të dy anëtarët e ISIS kërcënojnë FRansua Hollande se do të kenë më shumë sulme në rrugët e Parisit, Marsejës dhe Nicës.
Videoja thuhet se u publikua më 20 korrik në kanalet terroriste ISIS dhe është etiketuar se vjen nga Wilayat Ninawa në Irak.
Wilayat Ninaëa është një nga territoret më të rëndësishme të pushtuara nga ISIS, dhe përfshin qytetin irakian të Mosulit.
Identitetet e viktimave janë ende të panjohura, por ka spekulime në forume se njëra viktima në të djathtë të videos mund të jetë evropian.
Të dy personat e veshur me të kuqe u ekzekutuan me prerje koke, ndërsa fëmijët aty pranë u detyruan të shohin skenën. Kokat e tyre i mbajtën gjatë në duart e anëtarëve të ISIS, ndërsa trupat u rrëzuan në tokë.
(d.b/BalkanWeb)
