NGA DRITAN HILA*

Sapo ka hyrë 28 janari, dita kur lindi Ismail Kadare. Pa librat e tij nuk do të ishim këta qe jemi. Aq sa ja ka dalë të na gdhende, ka bërë një punë prej mjeshtri. Skëndërbeu që prisnim prej 500 vjetësh të rilindte me shpatë, fati na e solli me penë. Ka bashkuar këtë komb më shumë se çdo politikan. Eshtë fytyra jonë aristokratike në botë. Eshtë pasaporta jonë evropiane.

Vepra e tij, është piramida më e sigurtë e kufijve. Eshtë thëngjilli i mbetur që prej kohërave kur këtu jetonin konte e princër, e që akoma lëshon afsh. Eshte fat që egzistenca e tij tashmë nuk varet prej politikës shqiptare apo disa frymorëve shpirtzi e cmirëzi vulëhumbur të ketij kombi, ndryshe do ti kishin bërë të vetmen gjë që dinë të bëjnë: gropën.

Faleminderit që egziston. Jetë të gjatë dhe punë te mbare, se me këto mend qe kemi, kushedi kur do ta nxjerrim prapë një si ty. Mbase do na duhen shekuj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: