TIRANË- Zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë dhe debati në lidhje me të shkuarën ka ngjallur reagimin e shumë figurave të njohura ditët e fundit.

Një prej tyre është edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i cili ka dhënë një intervistë për emisionin “Studio e Hapur”, në “News 24”.

Në intervistën që do të transmetohet e plotë të premten e kësaj jave, shkrimtari i njohur, Ismail Kadare i ka thënë gazetares Eni Vasili se e shkuara e mban peng të ardhmen e Shqipërisë.

“Çdo gjë që ka lidhje me krimet e një tiranie mban një seri pengjesh dhe në Shqipëri ka shumë pengje, që ne nuk na shkon në mendje, mbahen nga kjo gjë, nuk zbulohen nga kjo gjë, veprimtari, rryma të fshehta që gëlojnë akoma, që ne nuk i dimë nga e kanë burimin, sigurisht që mbahen të fshehta”, është shprehur Kadare.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: