UASHINGTON- Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu është takuar mbrëmjen e së martës me shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. Sipas ambasadës Amerikanë, ky takim vjen për herë të parë mes ambasadorit dhe shkrimtarit, ndërsa Donald Lu shprehet se Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë dhe një thesar kulturor për Shqipërinë. “Ndihem i nderuar për mundësinë që mu dha për ta njohur nga afër,”, -tha Ambasadori Lu.

Ambasada ka njoftuar se takimi zhvillohet ndërsa është konfirmuar që flamuri shqiptar do të valëvitet jashtë kongresit të Shteteve të Bashkuara, në Washington D.C. në nderim të Z. Kadare. “Ceremonia është traditë në Capitol Hill, për të nderuar kongresmenë dhe senatorë të shquar, por këtë herë do të jetë e veçantë, pasi do të nderojë një personalitet të shquar të kulturës së një vendi të huaj”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: