Ardjan Ismajli u largua nga fusha në ndeshjen mes Empolit dhe Juventusit në minutën e 59-të, duke shqetësuar jo pak stafin. Situata e futbollistit do të vlerësohet më vonë, ndërsa te Empoli shpresojnë që mbrojtësi shqiptar të mos ketë asgjë serioze.

Deri në momentin që doli nga loja, paraqitja e Ismajlit ishte mjaft pozitive, me 28-vjeçarin që ia doli mjaft mirë të markojë lojtarët bardhezi.  Ismajli ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon dhe është një pikë kyçe  e Empolit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb