Ish-mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Nexhmije Hoxha nuk e ka komanduar kurrë Shqipërinë, as ish-shefin komunist të Shqipërisë.


Sipas Kalos, Nexhmije Hoxha po ashtu nuk ka bërë asnjë rezistencë apo të komplotonte kundër Ramiz Alisë kur ky i fundit u bë president i vendit.


Isuf  Kalo u shpreh se kur PD i ka kërkuar Alisë që të arrestojë Nexhmijen, ishte një kërkesë që Ramizi edhe mund ta refuzonte, por ai e bëri fakt. Sipas tij, arrestimi i Nexhmijes nga ana e Alisë ishte një akt, për të cilin Ramiz Alija më së pakti duhej të jepte dorëheqjen.


Isuf Kalo: Në libër kam thënë se Nexhmija dhe Ramizi, si të gjithë kanë tipare të njerëzve të zakonshëm. Nuk janë gjithmonë egërsira që të bëjnë këtë apo atë. Unë nuk kam asnjë borxh ndaj familjes Hoxha, madje iu kam bërë shërbime, kam marrë vetëm mirënjohje. Unë nuk kam pasur asnjë tentativë për të shpëtuar Naxhmijen. Dyshoj se Nexhmija e ka promovuar Ramizin si kryetar dhe Ramizi duhet ta kthente borxhin. U kthye një mllef popullor ndaj Nexhmijes dhe doli sikur Ramiz Alija ishte engjëlli kur ai ishte në krye të vendit.

E vërteta është që Nexhmije Hoxha nuk ka komanduar Shqipërinë asnjëherë, as Enver Hoxhën, edhe po të donte nuk e bënte dot. E treta, Nexhmije Hoxha nuk e ka penguar Ramiz Alinë të bëhet president dhe nuk njoh asnjë iniciativë kundër Ramizit.  Kur PD i ka kërkuar Ramiz Alisë që të arrestonte Nexhmijen, ai e arrestoi. Ndoshta edhe unë do ta bëja, por nesër ai (Ramiz Alia) duhej të jepte dorëheqjen, si shenjë morale.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb