ITALI– Një vajzë shqiptare në Itali është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka rënë nga lartësia e një mali në zonën e Plesio.

Sipas mediave italiane, 17-vjecarja nga Shqipëria, por me banim në Rovellasca kishte dalë për shëtitje me një mikeshën e saj në mal, por kanë rënë të dyja nga një lartësi prej afro 150 metra.

Incidenti ka ndodhur dje mbasdite, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe dy helikopterë të cilët kanë transportuar me urgjencë 2 vajzat në spitalin ‘Sant’Anna’.

Mësohet se 17-vjecarja shqiptare është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa mikesha e saj jashtë rrezikut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: