Stuhitë e forta kanë përfshirë edhe Italinë, vecanrëisht Pescaran, ku kokrrat e breshërit ishin aq të mëdha saqë dëmtuan 18 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë. Ata janë lënduar kryesisht në kokë, por edhe në pjesë të tjera të trupit.


Korrkrrat e breshërit janë përshkruar në madhësinë e një grushti, duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Shumë makina janë dëmtuar, xhama e çati janë shkatërruar dhe plot pemë janë rrëzuar.


Gjithashtu raportohet se kati i poshtëm i një spitali është përmbytyr.


Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në zonat më të prekura në Itali. Një anije arriti të shpëtonte një person i cili kishte mbetur në det rreth 500 metra larg bregut.

Në Picenca, breshëri i fortë ka shkaktuar dëme të mëdha në vreshtari. Ndërsa në Taranto, era e fortë ka shkaktuar rrëzimin e një vinci dhe punonjësi që ndodhej aty nuk është gjetur ende.

(da.xha/BalkanWeb)