ITALI – Autoritetet në Ravena të Itali kanë gjetur pa ndenja një 25-vjeçare shqiptare, në një banesë në rrugën Trieste, ndërsa pranë saj ishte shtrirë një italian 54-vjeçar, i cili kishte humbur jetën.

Sipas mediave italiane, një grua që banonte afër shtëpisë së italianit 54-vjeçar, i kishte parë nga dritarja të shtrirë për orë të tëra pa lëvizur dhe kishte njoftuar policinë.

Rreth orës 16:00 të pasdites së sotme, policia u fut me forcë në banesë, dhe nisi me urgjencë në spital vajzën shqiptare, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore. Për italianin nuk mundën të bënin asgjë, pasi nuk kishte shenja jete.

Sipas hetimeve të para, shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë rrjedhja e gazit në banesë.

Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i vajës shqiptare, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb