Pas temperaturave ekstreme, moti i keq me stuhi e shtrëngata ka përfshirë Italinë, duke iu marrë jetën tre personave.

Gjatë natës u raportua se kishte humbur jetën një grua në zonën e Focene, në Fiumicino, ndërsa mësohet se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në tre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediet e huaja raportojnë se viktima kanë mbetur një 26-vjeçare, një e moshuar 72 vjeçe dhe një atlete norvegjeze.

Moti i keq me shira të dendur dhe përmbytje masive ka përfshirë gjithë vendin, ndërsa pritet të vijojë edhe në orët e pasdites.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb