Fluturimet në aeroportin e Katanias, në Sicilinë lindore, u pezulluan sot pas shpërthimit të vullkanit pranë malit Etna, njoftoi kompania e menaxhimit të aeroportit, duke krijuar probleme të reja për udhëtarët gjatë sezonit të lartë turistik të verës.
Etna, një nga vullkanet më aktive në botë, ka përjetuar një aktivitet intensiv ditët e fundit, duke nxjerrë hi dhe lavë të nxehtë.
Aeroporti i Katanias ishte mbyllur në fillim të këtij muaji për shkak të hirit vullkanik në qiell. Aeroporti është një qendër për pjesën lindore të Siçilisë dhe tërheq më shumë të ardhur sesa kryeqyteti Palermo.
🔺CATANIA AIRPORT 🔺
Due to the Etna's eruptive activity and the presence of volcanic ash on the runways, @CTAairport is currently closed. Flight operations are estimated to resume at 8:00 PM. Please check the status of your flight on https://t.co/HBEMobSCtA or on the ITA Airways… pic.twitter.com/NE2xlDN6F6— ITA Airways (@ITAAirways) July 23, 2024
Still red hot! Lava from Mount Etna in Sicily, Italy, lights up the night skies during its ongoing eruption, marking its most active phase in five years.
Etna is one of the world’s most active volcanoes.
Flights at Catania airport were briefly halted for safety reasons.… pic.twitter.com/TjAcpyffA1
— Viory Video (@vioryvideo) July 16, 2024
Sipas njoftimit, autoritetet kanë vendosur “të pezullojnë të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse”. “Pezullimi do të rezultojë në anulime ose devijime të fluturimeve drejt aeroporteve të tjera”, shtoi kompania e menaxhimit të aeroportit.